Presidenti Barak Obama po shikon përtej suksesit me reformën shëndetësore
Ju betohem bëra çmos për të ndjekur në televizor debatin për reformim e sistemit shëndetësor amerikan mes presidentit Barak Obama dhe deputetëve të Kongresit. Por gjithçka i ngjante një gare me ski në Olimpiadë dimërore, ku gjithkush angazhohet plotësisht për të fituar dhe e di se dikush do të fitojë, por para se të vijë fundi, të gjithëve na ka zënë gjumi.
Barak Obama ishte Obama i zakonshëm: i qetë, gjakftohtë, i dokumentuar, i gatshëm për të diskutuar me mirësjellje çdo argument. Demokratët kanë qenë kryesisht pothuajse të padurueshëm, një grup të paaftësh. Kurse republikanët u paraqitën më mirë seç pritej, edhe pse duket se po e kontestojnë ligjin me pretekstin se reforma është e shtrenjtë. Me sa duket, vuajnë nga amnezia: nën Presidencën George W. Bush shpenzonin deri në limitet buxhetore. Ata u konvertuan mrekullisht me konceptin e uljeve të shpenzimeve vetëm pas 21 janarit 2009.
Një “jo” nga republikanët/E vetmja gjë e dobishme që doli nga ky debat ishte një qartësia më e madhe mbi një çështje shumë të mprehtë. Demokratët duan të garantojë mbulim e policës shëndetësore për 40 milionë punëtorë të varfër, të cilët sot nuk e kanë atë. Kurse republikanët refuzojnë kë mënyrë mbulimi shëndetësor që favorizon një ndërhyrje të shtetit mbi kompanitë private. Gjithsesi të dyja palët duan t’u sigurojnë atyre që janë tashmë të sëmurë një sigurim shëndetësor; por në qoftë se kalon kështu siç është kjo një pikë e këtij projekt-ligji ahere pritet që çmimet e sigurimit të rriten nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore, duke bërë kështu rritjen e numrit të atyre që s’ia dalin dot. Sidoqoftë, duhet të gjendet një mënyrë për të “ëmbëlsuar” paksa pilulën për rreth 40 milionë klientët të cilëve do t’u kompensohet kostoja. Dhe vetëm me planin e Obamës mund të bëhet kjo gjë. Republikanët nuk propozojnë alternativa. Projekt-ligji i presidentit Obama është i arsyeshëm dhe i kuptueshëm. është i mangët vetëm në drejtim i kontrollit të shpenzimeve, por në këtë aspekt ka punë për të bërë.
çfarë do të ndodhë tani? është e qartë se republikanët nuk duan të bashkëpunojnë. Por debati ka vërtetuar edhe njëherë se presidenti Obama është një njeri i arsyeshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të dëgjuar alternativat e opozitës. Kjo është e rëndësishme. Sipas sondazheve, nëse pyet njerëzit se kush po përpiqet më shumë për t’i gjetur zgjidhje një problemi të përbashkët, përgjigjet janë kryesisht për presidentin SHBA-ve, Obama. Edhe konsensusi për presidentin mbetet mbi 50 për qind, një përqindje e keqe në kohën e një recesioni ekonomik. Presidenti Obama mund të aprovojë planin e tij në Kongres dhe Senat me mënyrën e "pajtimit", e cila kërkon vetëm shumicën e votave në të dyja dhomat. Por për ta bërë këtë duhet një disiplinë e fortë në radhët e demokratëve. Por në këtë pikë, interesat e Obamës dhe ato të partisë së tij janë të ndarë. Demokratët në dhomën e ulët duhet të ri-zgjidhen në nëntor, në zgjedhjet afat-mesme, kurse presidenti Obama është në detyrë deri në vitin 2012.
Një sistem kundër ndryshimeve/Unë kam një ndjenjë se propozimi do të miratohet, por nuk do vija bast. Shumë njerëz harrojmë se sistemi politik i SHBA-ve është i dizenjuar për të parandaluar ndryshimet. Edhe pas vrasjes së presidentit Kenedi, ligji për të “Drejtat Civile” mbeti i bllokuar për 37 ditë nga frenimi parlamentar. Projekt-ligji për “kujdesin shëndetësor” i presidentit Bill Klinton nuk është miratuar kurrë, as reforma për “sigurimet shoqërore” e presidentit Bush. Faji është i Senatit, me procedurat e tij misterioze. Mjafton vetëm një senator kundër për ta ndaluar një ligj.
Shtetet e pabanuara - gati rurale - kanë dy senatorë secila, ndërsa kryeqyteti i vendit, Uashingtoni, nuk ka asnjë senator. Përqindja e popullsisë së përfaqësuar nga senatorët në favor të reformës shëndetësore është shumë më e madhe sesa ajo e përfaqësuar nga kundërshtarët e saj. Siç tha njëherë çërçilli: “Amerikanët bëjnë gjithmonë zgjidhjen e duhur, por pasi kanë përjashtuar të gjitha alternativat”.
...