E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Regjistrimi, kërkon rregullimi kushtetues

Nënkrytari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka deklaruar se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare do rregullim kushtetues.

Në një takim me me gjyqtarë dhe avokatë të qytetit të Vlorës numri dy i KLD-së Spahiu ka theksuar se duhet të zbatohet konventa ndërkombëtare për ndryshimin e kombësisë.
 

“Vlora ka refuzuar ndryshimin e kombësisë dhe ju kështu keni mbrojtur kombin dhe kushtetutën e vendit” theksoi Spahiu.
 

Ndërkohë paraditen e sotme nënkryetari i KLD-së Spahiu priti disa përfaqësues të tifozave Kuq e zi dhe rrjetit të organizatave shqiptare të cilët mbështesin nismën e tij kundër ndryshimit të kombësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›