E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Qafë Mali -Fierzë, 2 të plagosur

PUKE- Shënohet aksidenti automobilistik i radhës në segmentin e rrezikshëm rrugor Qafë-Mali -Fierzë.
Burime nga policia e Pukës thanë se një automjet tip fuoristradë me targa angleze ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Abdyl Degaj e Skifter Abazi, të cilët u transportuan menjëherë në drejtim të spitalit të Pukës ku dhe kanë marrë ndihmën e duhur mjeksore, ndërsa janë larguar prej andej pasi nuk kishin plagë serioze.

Sipas policisë dy të plagosurit po udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin e 8 dhjetorit. Policia e Pukës ka bërë të ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit dhe lagështira në rrugë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›