Ministrat e jashtem te BE-se diskutojne situaten politike ne Shqiperi
Situata ne Shqiperi eshte perfshire dhe ne rendin e dites se mbledhjes se pasites se sotme te ministrave te jashtem te vendeve te Bashkimit Europian nderkohe qe komisioni europian terhoqi vemendjen tek rendesia e respektimit te ndarjes se pushteteve.
Gjate nje konference per shtyp zedhenesja e komisionit europian Natasha Buttler tha se gjate mbledhjes se sotme do te shihen se cilat jane menyrat per te vepruar me nje partner qe ka shtruar kerkesen per anetaresim duke siguruar se zhvillimet ne Tirane po ndiqen nga mjaft afer.
Zedhenesja tha se po ndiqen edhe procedurat gjyqesore dhe puna qe po behet nga Prokuroria shqiptare duke nenvizuar se eshte shume e rendesishme qe Prokuroria e Pergjithshme te mund te zhvilloje hetimin ne menyre transparente si dhe me ndihmen e mbeshtetjen e aktoreve politik si nga qeveria dhe opozita. Ajo theksoi se eshte shume e rendesishme te ekzistoje ndarja e pushteteve. Ky rregull aplikohet ndaj cdo vendi dhe duhet te vihet ne fuqi edhe ne Shqiperi nenvizoi ajo. Shqiperia shtoi Buttler duhet te tregoje se zbaton dhe respekton keto norma kyce qe jane pjese e kritereve te Kopenhagenit.