E Diel, 1 Nëntor 2026

Falënderim

 

Falënderoj miqtë dhe kolegët letrarë për vërejtjet e bëra dje në forumin e “Shekullit” lidhur me orvatje (kush i bën?) të kohëve të fundit për të rrëzuar mitologjinë e ngritur rreth Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Duke mos ndenjur dot pa shprehur habinë për aftësinë e tyre që të gjykojnë nga larg për monografinë rreth 500 faqëshe të Oliver Jens Schmittit, pa e njohur atë aspak, do t’u lutesha megjithatë, përunjësisht, ta lexonin veprën para se të shpalosnin idetë e tyre në debat. 

Ardian Klosi 

Përkthyes për publik

dhe për fytyra të vrerosura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›