E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane/ hetime ne disa pista per gjetjen e motivit

Policia, asnje te dyshuar per tritolin ndaj ekonomistes se sigurimeve

TIRANE - Hetimet per tritolin ne banesen e ekonomistes se kompanise se sigurimeve, Etleva Kola, kane ngecur per policine. Duke mos pasur asnje konflikt e reja, nuk ka mundur tu jape dhe uniformave blu asnje piste se ku te hetojne. Deklarimet ne polici te Etleva Koles, qe nuk ka asnje konflikt apo mosmarreveshje me ndonje person, i kane vene ne veshtiresi policine per te ngritur nje piste te sakte per zbardhjen e ngjarjes. "Jemi duke hetuar ne te gjitha pistat e mundshme per te hedhur drite mbi motivet, por deri me tani nuk kemi as shkak e as te dyshuar", kane bere te ditura burimet zyrtare te policise se kryeqytetit gjate dites se djeshme. Burimet e policise pohuan se eshte duke u hetuar dhe ne te shkuaren e ekonomistes se kompanise se sigurimeve, pasi ajo ka qene e martuar ne Durres. Por disa kohe me pare ajo ishte divorcuar dhe jetonte e vetme ne apartamentin e saj ne Tirane. Gjithashtu, dyshohet se Kola mund te jete kercenuar dhe per shkak te punes si ekonomiste ne shoqerine private te sigurimeve, por kete variant ajo e ka hedhur poshte menjehere duke thene se puna e saj nuk mund te ishte aq e rendesishme sa te kercenohej. Policia ka marre dhe deshmite e disa banoreve te pallatit si dhe do te pyese dhe te njohur te ekonomistet, per te mesuar arsyet qe i kane shtyre personat te kercenojne Kolen. Sipas policise, fakti qe sasia e tritolit ishte e vogel dyshohet qe autoret nuk kane pasur si qellim ta demtojne "shenjestren" e tyre, por vetem ta frikesojne. Gjate dites se djeshme jane shoqeruar disa persona te cileve u jane marre deshmite por nuk eshte mundur te zbardhet asnje gje. Policia ka marre dhe deshmite e rojeve te dyqaneve dhe lokaleve aty por perseri nuk ka mundur te identifikoje ndonje te dyshuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›