Bledi: Surprizat e reja te Blue ne Klan

I eshte rikthyer njeres prej dashurive me te medha televizive. Qe nga muaji i ardhshem Bledi Strakosha do te jete serish ne ekranin e televizionit "Klan" me emisionin e tij "Blue". Nje format origjinal, qe rivjen per nostalgjine e gjithe teleshikuesve, por duke zbuluar karaktere te tjera, personazhe te rinj e pse jo edhe ane te panjohura te jetes se tyre. Natyrisht, ne qender te emisionit do te jene figura te njohura publike ne vend, te cilet si mysafiret e Strakoshes do te rrefehen perpara kameres, cdo te diele rreth ores 23 e 30.
Bledi, perse vendoset qe te ktheheni tek "Blue"?
E realizuam dy vjet kete program ne "TV Klan" dhe pati nje audience te konsiderueshme, sidomos ne shtresen elitare te shoqerise sone. Pas nje pauze tre vjecare, cka ngjalli mall tek publiku per te ripare kete format me personazhe te rinj, e pse jo edhe personazhe qe kane qene te ftuar dikur, por qe mund te vazhdojne te kane dicka per te thene, vendosem te rikthehemi. Nese do te kthej koken pas dhe te shoh gjithe projektet e mia, mund te them, qe "Blue" eshte nje nga projektet me mire te realizuara dhe nje nga projektet e mia te preferuara.
Mendoni se mund te kete ndonje lloj rrezikshmerie per audiencen, fakti qe ky format vjen me te njejtin emer?
Perkundrazi, ai eshte si nje marke e madhe, qe ne momentin kur kthehet njerezit e njohin, dine se cfare do te ofroje, kane sigurine e saj. E njejta gje ndodh edhe me nje projekt televiziv. Cuditerisht publiku shqiptar ka tendence te lodhet nga projektet, qe zgjasin dhe shtrihen nder vite. Them, qe pauza tre vjecare e ka shmangur kete rutine per ta kthyer serish thuajse ne te njejtin format, por me nje audience te ngjashme, e pse jo edhe me te madhe se me pare.
Cfare mund te themi per ndryshimet, qe do te kete ky rikthim?
Ndryshimi thelbesor qendron, jo ne menyren se si eshte perceptuar konceptimi, por ne listen e te ftuarve. Ndryshe nga me pare, kete sezon ne do te ofrojme edhe personazhe te rinj ne moshe, kengetare te cilat sot mund te jene tek te 20-at, por qe e kane nisur karrieren qe ne festivalet e femijeve, keshtu qe kane se c'te tregojne. Kjo eshte nje nga pikat me te forta, sepse do te na ndihmoje t'i shohim ne nje dimension me jetesor, por edhe intelektual, te cilin nuk e kemi ditur, se realisht mund ta kene.
Po te Bledi cfare ka ndryshuar?
Bledi eshte rritur nje cike me shume, sepse nuk dua te them eshte plakur, i kane rene pak floket dhe sigurisht eshte pak me inteligjent nga sa ka qene.
Skenarin dhe pyetjet per te ftuarit, i pergatitni vete?
Ne edicionin e pare te "Blue", kam pasur pyetesorin e Marsel Prust, por edhe pyetesore te tjere te gatshem, te cilet te ndihmojne te testosh nivelin intelektual te personave. Por une nuk nxirrja konkluzionet e testit, beja vetem pyetjet, nderkohe qe pjesa tjeter ka qene e ndertuar prej meje. Ne kete edicion do te eliminohen keta pyetesore dhe do te fokusohemi ne nje bisede me fakte konkrete dhe pak gjera ne pergjithesi ne lidhje me fenomene te ndryshme te jetes.
Duke qene se Bledi tashme eshte rritur e pjekur dhe me shume profesionalisht, do te behet me ngacmues tek personazhet?
Nuk e di tamam, se cfare doni te thoni ju me ngacmues, por mua nuk me pelqen te jem ngacmues ne sensin negativ, sepse ne nje kuptim "Blue" eshte shtepia ime. Kushdo, qe vjen aty eshte mik ne shtepine time dhe une miqte i respektoj. Cdokush ka te drejte, qe ta rrefeje jeten e tij ashtu sic do ai. Ndonese une mund te di dicka dhe aty serviret ndryshe nje pjese e jetes, nuk kam te drejte te nderhyj dhe te insistoj, kjo eshte nje e drejte ekskluzive e te ftuarit. Une jam natyre kurioze dhe sigurisht pyetjet i bej me te njejten kureshtje, qe kane po ata teleshikues, qe keta personazhe te njohur nuk i kane pare ndoshta edhe rastesisht ne rruge, e jo me te kene biseduar. Do kete ngacmime, por gjithmone dashamirese.
Mendoni qe te ftuarit tuaj, me aq sa e njihni mentalitetin e tyre, mund te kene komplekse per te folur?
Ne 2-vjecarin e pare te "Blue" nuk e kam hasur kompleksin e personazheve. Sigurisht, ne fillim te programit ka nje lloj ngerci, si tek une edhe tek i ftuari, sepse eshte nje atmosfere e tille, qe pas kameres fshihen me mijera e pse jo edhe me miliona ekrane dhe njerez, qe te ndjekin. Per fat te keq shoqeria jone eshte paragjykuese. Qe do te thote se disa gjera, qe edhe pse ti vete nuk i paragjykon, i eviton, sepse do te ruash nje status qe ke krijuar. Njerezit kane frike nga paragjykimet, sepse paragjykimet nuk e ndihmojne arsyen, nuk mund te jene pozitive. Kjo mund te sjelle nje lloj frenimi, por jo komplekse.
Mbi cfare baze behet perzgjedhja e te ftuarve, qe do te jene personazhe te "Blue"?
Nga emri, qe ata kane dhe interesi qe mund te kene. Nese behet nje program qellimi eshte te kenaqesh audiencen.
Bledi, ju qe kerkoni te zbuloni te tjeret, vete sa i hapur jeni, per te folur?
Une kam qene gjithmone i hapur, nuk kam refuzuar asnjehere ftesat, qe me jane bere, madje ka pasur periudha, kur te afermit e mi me kane thene se e kam tepruar. Nje nga arsyet qe nuk them jo, eshte se une kam vete nje program dhe e di mjaft mire se cfare do te thote, qe kur ti mendon te ftosh dike, ai te refuzon ftesen. E dyta jam i hapur, preferoj te rrefehem, por jo deri aty ku te tjeret nuk kane te drejte te dine. Jane disa elemente te jetes sime private sidomos, qe une i ndaj me personat, qe kam me per zemer dhe me te afert.
Skena e "Blue" rikthen Tiranen
Serish nje pamje e kryeqytetit do te sherbeje si elementi me i mire skenik, ne edicionin e ri te emisionit "Blue". Bledi Strakosha tregon, se edhe ne kete rikthim do te ruhet pamja e Tiranes si pjese e skenografise, por e gjetur ne nje kendveshtrim tjeter dhe krejt ndryshe nga i pari. Gjithashtu, skena e re e emisionit do te kete edhe elemente te tjere zbukurues, por qe nuk demtojne origjinalitetin e saj.