“I pazëvendësueshëm roli i grave në polici”
09/03/2011 Ministri Basha uron vartëset femra në një aktivitet në Ministrinë e Brendshme
10 për qind e forcës policore përbëhet nga oficere e police gra
TIRANË- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha uroi me rastin e 8 Marsit në një takim festiv punonjëset e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij Basha tha: “Ju uroj nga thellësia e zemrës Gëzuar 8 Marsin! Mbarësi, shëndet dhe ju plotësofshin të gjitha dëshirat në këtë vit! Natyrisht burrat që kujtohen për gratë më 8 Mars nuk janë burra të vërtetë, sikundër djemtë që kujtohen për nënën vetëm më 8 Mars nuk janë djem të mirë, apo jo?! Por sot është një ditë që e gjithë shoqëria dhe veçanërisht burrat dhe djemtë, të rikujtojnë kontributin e grave, grave në jetën e tyre, familjen e tyre, shoqërinë e tyre, në punën e tyre, sepse nëpërmjet këtij kontributi shoqëria njerëzore ka lindur dhe ka përparuar dhe është sakrifica e nënës që kur e lind fëmijën dhe derisa ai ose ajo bëhet e aftë për jetë, është nëpërmjet kësaj sakrifice që lind e ardhmja, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë në formën e foshnjave, por edhe e ardhmja e shoqërisë. Dhe është pikërisht e ardhmja e shoqërisë për qëllimet e mëdha që ne i vumë vetes dhe është kontributi juaj zonja, zonjusha, nëna, motra që unë dua të ndalem sot para se të ngremë një gotë për 8 Marsin. 10% e forcës policore përbëhet nga gra, gra të cilat shërbejnë në sektorë të ndryshëm, të dukshëm siç është qarkullimi rrugor dhe ku vlerësimi unanim është se bëjnë një punë të paktën po aq të mirë,- po në fakt shumica thotë edhe më të mirë se burrat, dhe këtë s’e them vetëm për 8 Mars-, tek Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ku ne shohim një pjesëmarrje gjithmonë e më të madhe të oficereve, tek pjesë të padukshme, por shumë të rëndësishme të Policisë Kriminale, që nga reformat e kësaj policie dhe modernizimi i saj deri tek veprimtaria operative e ditëpërditshme, ku veçanërisht në shkresat më të rëndësishme, më të ndjeshme kam kënaqësinë të shoh gjithmonë e më shumë si referuese emrin e kryekomisareve zonja, drejtuese, tek policia kufitare e kështu më tej. Natyrisht që ndjej një kënaqësi të madhe sepse nëse kontributi juaj në familjet tuaja është i pazëvendësueshëm ju keni arritur me kontributin tuaj të bëheni të pazëvendësueshme edhe për proceset më jetike të shqiptarëve, siç ishte heqja e vizave”.