E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e Biblës, të pikturuara

09/03/2011  Janë bijat e Evës, nënat tona, të vizatuara si gratë e Biblës. Vetëm një ditë pas Festës së Gruas, ato prezantohen në një ekspozitë të veçantë.

Piktori Jorgaq Gogu vjen në një ekspozitë pikture në Muzeun Historik Kombëtar, duke sjellë për të parën herë në historinë e artit pamor shqiptar dhe duke përpara artdashësve një cikël pikturash për gratë e Biblës.

Nëpërmjet këtyre pikturave ai i prezanton bashkëkohësve të tij këto gra, si modele dhe pika referimi, pasi jetët e tyre janë po aq kuptimplota sot, sa edhe në kohën kur u shkruan. Në mënyrë të pashmangshme autori pasqyron edhe tiparet që zotëron shoqëria e asaj kohe ndaj grave dhe rolit të tyre.

Pikturat janë të realizuara në teknikën e vajit në kanavacë. E titulluar “Bijat e Evës”, ekspozita do të çelet pasditen e sotme.

B.G.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›