E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Nisni dialogun dhe reformën zgjedhore

TIRANË- Një ditë pas deklaratës së mbërritur nga Brukseli për domosdoshmërinë e nisjes së dialogut dhe reformës zgjedhore në vend, me të njëjtin apel i është drejtuar Shqipërisë edhe kreu i prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Wollfarth.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ecë përpara me reformat, të tejkolojë ngërcin politik dhe të kapërcejë polarizimin dhe mosbesimin.

Duke pranuar se OSBE mbetet ende në pritje të vlerësimit të ODIHR-it për zgjedhjet, kreu i saj sugjeron nisjen e shpejtë të dialogut në të mirë të funksionimit të institucioneve në vend.

OSBE shprehet e gatshme të ndihmojë vendin në rugën integruese, por insiston se liderët politikë duhet ti kthehen dialogut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›