Analiza e zgjedhjeve dhe zgjedhja e kryesisë, rendi i ditës i Këshillit Kombëtar të PD-së

20-07-2011 / Gazeta 55
Mbledhja e të shtunës
Në orën dhjetë, paraditen e së shtunës, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Në axhendën e punës së forumit të lartë demokrat janë dy momente kryesore, analiza e zgjedhjeve të 8 Majit, për të cilën demokratet kanë folur me nota pozitive, pasi kanë marrë votën popullore, kanë fituar dhe Bashkinë e Tiranës.
Por, një moment i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje është zgjedhja e strukturave të tjera drejtuese. Kuvendi Kombëtar i PD-së, i mbajtur në 2009-ën rikonfirmoi Sali Berishën kryetar Partie dhe zgjodhi edhe Këshillin e ri Kombëtar. Nga ky forum pritet që të shtunën të zgjidhet kryesia e Partisë Demokratike.