E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakrohet fizikisht, përgjegjësi i skandalit të përgjimeve në Londër

20-07-2011 / Gazeta 55

Në Shqipëri, që të mos shkojë puna te vetëgjyqësia, duhet të ndërhyjë menjëherë prokuroria

Një tjetër lajm mbërriti dje nga Britania e Madhe.
Përgjegjësi i përgjimeve, për llogari të mediave, është keqtrajtuar dhunshëm, fizikisht.
Kur dëgjon e mëson për dhunim fizik ndaj përgjegjësve të përgjimeve, apo kur dëgjon e mëson edhe për disa arrestime, apo..., apo..., kur dëgjon e mëson edhe për vendosjen nën hetim të djalit të Robert Murdoch..., fantazia e shfrenuar nuk ka se si të mos marrë udhë dhe të kërkojë të gjejë e të vendosë paralelizma në Shqipëri.
Kur themi fantazi, duhet të pranojmë që jemi në kufijtë e çmendurisë...
Duke e lëshuar edhe më shumë frerin e fantazisë (çmendurisë), nuk ka se si të mos bëjmë një përjashtim, të paktën, aq sa të mos i urojmë ndonjë përgjegjësi përgjimesh, për dhjetëra e dhjetëra raste në Shqipëri, që të marrë si dënim, dhunën fizike..., kur të drejtën e dënimit, e ka drejtësia.
Kjo gjithsesi, nuk do të thotë, që për deri sa prokuroria vazhdon të flejë mi skandalet e përgjimit në Shqipëri, duhet të bëhet kështu edhe bashkëpunëtore (me mos ndëshkimin e saj), e ndëshkuesve që zgjedhin vetëgjyqësinë. Pra, që të mos shkojë puna te vetëgjyqësia, duhet të ndërhyjë menjëherë prokuroria.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›