E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama deklaron se dasma i ka kushtuar 1400 euro, kurse Linda blen dy sipërfaqe tokë me arrorë

20-07-2011 / Gazeta 55

I mjeri. Edhe për vitin 2010, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u deklarua pjesëtar i shtresës në nevojë. Në formularin e plotësuar për llogari të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ish-kryebashkiaku Rama për 11 vite i Tiranës  dhe njeriu i dytë më i pushtetshëm në vend ka deklaruar afërsisht të njëjtat të ardhura si një vit më parë, por ndryshimi është se këtë vit së bashku me të ka bërë publike pasurinë edhe Linda (ex-Xhillari) Basha-Rama.
Për gjatë vitit të kaluar mësuam se Edi Rama ka marrë në total 1.6 milionë lekë të reja nga rroga në krye të Bashkisë dhe shpërblimin e fundvitit. Ky shpërblim i merituar i erdhi atij, pas plotësimit të orëve të punës jashtë orarit në krye të Partisë Socialiste, në të cilën organizonte bojkote, protesta, greva urie dhe demonstrate të dhunshme, etj. Afërmendsh janë shpërblime krejt të padrejta  e moralisht të papranueshme për shkak të stresit dhe lodhjes, që i ka shkaktuar sistematikisht kryeqytetit dhe qytetarëve të saj, me gjeste aspak qytetare.
Sakaq i mjeri Rama ka deklaruar 3 llogari bankare në Shqipëri (po ato në Zvicër, apo parajsat e tjera fiskale jashtë kontinentit, jo?), të cilat kanë përkatësisht 23 mijë lekë, 500 mijë lekë dhe 221 mijë lekë. Në një llogari rrjedhëse ku ka kartën e kreditit, Rama ka deklaruar 1.424 euro më pak, si dhe ka vazhduar të shlyejë një kredi ku gjatë 2010-s ka paguar 210 mijë lekë. Mungesa e 1. 424 eurove më pak mund të arsyetohet me shpenzimet që i ka pasur për dasmën modeste, me 800 të ftuar. Kostumi, unaza, dhurata, muaji i majtit dhe gjithë zijafetet e tjera, i kanë kushtuar atij, jo më shumë se 1500 mijë euro. Dhe kjo është një gënjeshtër. Ngase të gjithë, ne, e dimë mirë sesa kushton një dasmë e zakonshme në Shqipëri. Sot një pjatë në restorant ka shkuar 60 dollarë, dhe imagjinojeni pak për 800 të ftuar, dhe pijet më të shtrenjta në treg. Fatura e dasmës së Ramës në tetor të 2010 nuk është bërë asnjëherë transparente. Ka pasur aludime, se të gjitha shpenzimet i kanë paguar multi-milionerët deputetë socialiste, dhe në veçanti kontributi i deputetit Dash Peza.
Megjithatë shumë ndryshe nga gjendja e fukarait Rama, bashkëshortja e tij, fukaresha Linda Rama në deklarimin e saj të pasurisë rezulton të ketë të ardhura të konsiderueshme, apartamente banimi, garazhe, prona të paluajtshme, toka, llogari bankare në euro por edhe në lekë etj, etj. Fukaresha Linda Basha ka deklaruar se ka blerë një apartament në vitin 2005 me sipërfaqe 146 m2 ku gjysma e vlerës është paguar atë vit nga ajo në shumën 50.391 euro dhe gjysma tjetër është paguar në vitin 2009 nga bashkëpronari në shumën 12.7 milion lekë. E njëjta formulë është ndjekur edhe me blerjen e një garazhi me sipërfaqe 17 m2, ku në vitin 2005 është paguar 2500 për gjysmën e sipërfaqes dhe në vitin 2009 bashkëpronari ka paguar gjysmën tjetër me vlerë 1 milion lekë. Në pasurinë e Linda Ramës është shënuar gjithashtu blerja e dy sipërfaqeve tokë arrë (2528 m2 dhe 1955 m2) me një vlerë totale 10.8 milionë lekë. Këto dy sipërfaqe toke arrë janë fiks pjesë e politikës së qeverisë Berisha për të subvencionuar arrorët dhe drurët frutorë, dhe siç duket Linda Rama është në harmoni të plotë me kryeministrin e vendit, për mundësitë e mëdha të arrorëve.
Sidoqoftë një gjë duhet thënë më patjetër. Fukara Rama nuk mund të manipulojë aspak opinionin publik mbi gjendjen e tij të mjeruar që përpiqet të shesë përpara qytetarëve. Në deklarimin e pasurisë së Ramës nuk rezulton asnjë pasuri e paluajtshme. Kur të gjithë e dinë sesi jepeshin lejet e ndërtimit, për 11 vite rresht, në Bashkinë Tiranë. Boll me hi syve, kryetari i PS-së ka deklaruar se i detyrohet bankës ku është kredimarrës një shumë prej 845,490,95 lekë ndërsa nuk ka dhënë asnjë shpjegim se ku banon dhe sa është kosto e jetesës, duke pasur parasysh jetën tepër luksoze.
Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›