KQZ shqyrton ankeses e PDI per rezultatet ne Fier
Objekti i ankimimit të PDI-së kërkon shpalljen të pavleshme të disa qendra votimi në Qarkun Fier. Kërkesa u mbështet dhe nga përfaqësuesit ligjor të PD-së. Kunder socialistet: Ankimimi, jashtë procedurës dhe afateve ligjore
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shqyrtimin e ankesës së paraqitur nga Partia për Drejtësi dhe Integrim. PDI kërkon shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në disa qendra votimi në Qarkun Fier.
Objekti i ankimimit të PDI-së kërkon shpalljen të pavleshme të zgjedhjeve në QV-në me nr. 3185, 3188 dhe 3196 të KZAZ-së nr. 20 dhe në QV-në 3006 të KZAZ-së nr.18.
Kërkesa e PDI-së u mbështet dhe nga përfaqësuesit ligjor të PD-së, të cilët kërkuan nga Komisioni Zgjedhor marrjen parasysh të ankesës, si të vlefshme dhe të pajisur me prova.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PS-së, në KQZ, Genci Gjonçaj e kundërshtoi ankimimin si jashtë procedurës dhe afateve ligjore, duke kërkuar pushimin e gjykimit të çështjes. Sipas tij kontestimet për Qarkun e Fierit janë pranë shqyrtimit në Kolegjin Zgjedhor, i cili do të marrë vendim ndaj ankesave për këtë zonë zgjedhore.
Një javë më parë KQZ pranoi kërkesën ankimore të PS-së për rinumërim dhe rivlerësim të votave në disa KZAZ të qarkut Fier. Pas rinumërimit në KQZ të disa kutive tabela e rezultateve për këtë Qark ndryshoi ,duke i dhënë një mandat PS-së, (nga 8 në 9 mandate).
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit Partia për Drejtësi dhe Integrim konkuroi si pjesë e koalicionit të djathtë "Aleanca e Ndryshimit". Ajo është fituese e një mandati në Qarkun e Vlorës, ku kandidat fitues u shpall Dashamir Tahiri. (s.g/ATSH/BalkanWeb)