E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Vasili: Kolegji Zgjedhor të zbatojë ligjin e Kodin

LSI deklaron se dy partitë e mëdha duhet të respektojnë vendimet e KQZ e të Kolegjit Zgjedhor, të cilat u krijuan nga konsensusi “PD- PS”. Vasili: negociatat PD-LSI për qeverinë jo para muajit gusht. 

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje sot Kolegjit Zgjedhor të udhëhiqet vetëm nga ligji gjatë shqyrtimit të ankimimeve të procesit zgjedhor.

Në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, tha se, “ Rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit janë drejtë përfundimit dhe ne i kërkojmë Kolegjit Zgjedhor që në veprimtarinë e tij të udhëhiqet nga vetëm ligji dhe Kodi Zgjedhor”.

"Pavarësisht rezervat që LSI ka për zgjedhjet dhe standardet e tyre, ne i kemi respektuar institucionet që ngarkon ligji si KQZ-në ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor”. u shpreh Vasili.

Sipas tij, “ këto institucione janë ndërtuar nëpërmjet konsensusit të gjerë të PD-së dhe PS-së dhe duhen respektuar me qetësi si funksionimi ,ashtu edhe vendimet e tyre”.

Per negociatat mes PD-LSI për qeverine e ardhshme Vasili u shpreh se, “këto të fundit nuk do të fillojnë përpara muajit gusht”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›