E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunaçek: Serbia të njohë vulat doganore

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 15:37

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka fajësuar Beogradin për eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Ajo iu ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të menjëherë t’i kthehen tryezës së bisedimeve, ndërkohë që ka shtuar se Serbia duhet të njohë vulat doganore të shtetit të ri fqinj.

“Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, me një të vrarë dhe një person tjetër të plagosur, është një tregues tragjik i ngecjes në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", tha Lunacek në një njoftim për shtyp të lëshuar nga zyra e saj.

"Duke bllokuar dialogun, Serbia filloi mosmarrëveshjet aktuale në kufi, të cilat arritën pikën e vlimit, pas reagimit joadekuat nga autoritetet e Kosovës. Serbia duhet të njohë menjëherë vula doganore të Kosovës. Autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve", ka thënë Lunaçek.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›