E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Policia, angazhim për zgjedhje të qeta

TIRANË- Angazhim serioz në zbatim të ligjit për garantimin e zgjedhjeve të qeta, eficente dhe të sukseshme, duke respektuar të drejtën e cdo qytetari për të votuar.

Këtë ka kërkuar kreu i prezencës së OSBE-së, në vendin tonë, ambasadori eugen Wollfarth gjatë një takimi të zhvilluar sot me kreun e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Pas takimit, ambasadori theksoi se policia po bën një punë të shkëlqyer dhe ajo është e ndërgjegjshme se qytetaret kanë të drejtë të votojnë dhe të kenë akses në votime. Sipas tij, policia është gjithashtu e ndërgjegjshme për të drejtat e njeriut të qytetarëve.

Prezenca jonë do ndihmojë policinë e Shtetit në lidhje me kushtet e komunikimit edhe për zonat e largëta. Ajo po përgatitet në mënyrë të shkëlqyer në mënyrë që të kemi zgjedhje të qeta, eficente dhe të suksesshme- tha ai, duke bërë apel për ruajtjne e qetësisë dhe shmangien e incidenteve në fushatë. Situata të mbetet e qetë, qytetarët të identifikojnë programet dhe të sillen si duhet të sillen të fokusuar te paqja dhe qetësia- ka thënë ai.

Ndërkohë, Burgaj ka garantuar se polcia është e angazhuar në zbatim të ligjt, si polici e të gjithëve dhe e paanshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›