E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet Bin Laden, Obama: Drejtësia u vu në vend

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi më i kërkuar në botë, kreu i rrjetit Al-Kaida, Osama Bin Laden u vra nga ushtria amerikane dhe ka vdekur. Drejtësia është shpënë në vend, u shpreh presidenti.

Zoti Obama foli mbrëmë pak para mesnatës në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, ku konfirmoi se një operacion i trupave amerikane kishte rezultuar në vdekjen e Bin Ladenit. Udhëheqësi i al-Kaidës, tha presidenti, u vra në një kompleks në Pakistan.

Presidenti shpjegoi se vjet në gusht ishte informuar nga kreu i CIA-s Leon Paneta se mendohej që Bin Ladeni ndodhej në Pakistan. Presidenti kishte udhëzuar agjencitë e zbulimit të përqendroheshin në konfirmimin e vendndhodhjes së tij. Para një jave, shpjegoi më pas presidenti, ai ishte informuar për vendndodhjen e saktë të Bin Ladenit në Pakistan dhe kishte autorizuar një operacion të kujdesshëm nga një njësi e vogël speciale për sjelljen e tij para drejtësisë:

Sot, me udhëzim timin, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion kundër këtij  kompleksi në Abotabad të Pakistanit. Një ekip i vogël amerikan e kreu operacionin me guxim dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ata u treguan të kujdesshëm për të mos lënë mundësi për lëndime në radhët e trupave amerikane dhe për të shmangur viktima në radhët e civilëve. Pas një shkëmbim zjarri ata vranë Osama bin Ladenin dhe morën nën kontroll trupin e tij, citon VOA, presidentin Obama.

Kanë kaluar afro 10 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 nga operativët e Al-Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara.

Presidenti shprehu mirënjohjen e tij dhe të kombit për njësinë që realizoi sulmin. Presidenti ka marrë ndërkaq mesazhe nga Presidenti Xhorxh Bush dhe presidenti Bill Klinton me përgëzime për këtë moment historik për kombin.

Xhihad kërcënon Obamën

Të mallkoftë Allahu, Obama! Amerikanë, ne do vazhdojmë tiu shkatërrojmë. Me kete mallkim kercenues kane reaguar grupet e Xhihadit pas lajmit te dhene nga Obama per vrasjen e liderit Bin Laden.

Mallkimet ne arabish bien mbi presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe gjithe Ameriken.

Allah, bëj që ky lajm mos të jetë i vërtetë, lexohet në një mesazh në faqet e grupeve islamike.

Karzai: Bin Laden pagoi për ato që bëri

Bin Ladeni pagoi për veprimet e tij, tha presidenti afgan Hamid Karzai gjatë një fjalimi televiziv, pas vrasjes së kreut të Al Kaidës Osama bin Laden.

Karzai i bëri thirrje talibanëve të vetpërmbahen  nga luftimet pas vrasjes së bin Ladenit.

“Talibanët duhe ttë nxjerrin mësime nga vrasja e bin Ladenit dhe të përmbahen nga luftimet”, tha Karzai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›