E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjatë nëntorit u ul deficiti tregtar

Sipas të dhënave, eksportet arritën në vlerën 16,813 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.8% krahasuar me muajin e mëparshëm, tetorin dhe njëkohësisht edhe uljen prej 18% në krahasim me Nëntorin e vitit 2010.  Ndërsa importet u ulën në Nëntor me 0.2%, ato shënuan vlerën prej 47,194 milionë lekë.

Por krahasuar me një vit më parë, importet u rritën në Nëntor  me 17.5% më shumë. Deficiti tregtar në nëntor llogaritet në vlerën 30,381 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.6% krahasuar me muajin Tetor dhe rritjen 17.1% krahasuar me Nëntorin e 2010-ës. /Start/

                                                                                             2011-12-29 10:56
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›