E Diel, 1 Nëntor 2026

Papulias: Nikolla Todi u vra padrejtësisht nga skuadra e policisë greke

18/02/2010 25-vjeçari shqiptar babai i një fëmijë 7 muajsh

GREQI- “Nikolla Todi, shqiptari që u ekzekutua dy ditë më parë nga policia helene gjatë një operacioni për kapjen e dy shqiptarëve të shpallur në kërkim, është vrarë padrejtësisht”. Një gjë të tillë e ka pohuar Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, gjatë fjalimit drejtuar bashkatdhetarëve të Todit dhe familjarëve të tij, duke thënë se humbja e shqiptarit ka qenë e padrejtë. Fill pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe familjarët e 25-vjeçarit shqiptar, të cilët kanë kërkuar ndëshkimin e policëve që kryen vrasjen dhe se çështjen e babait të një fëmije 7 muajsh do e ndjekin ligjërisht në gjykatë. Vrasja e tij ndodhi pak ditë më parë në Athinë, ku një skuadër policie ishte vënë në ndjekje të dy shqiptarëve, që njiheshin se grabitës. Gjatë përplasjes me armë, forcat e policisë kanë hapur zjarr edhe ndaj 25-vjeçarit Nikolla Todi, i cili në ato momente ishte duke kaluar së bashku me motrën e tij në trotuar. Policët menduan se ai ishte njëri prej shqiptarëve që kërkonin, dhe për këtë qëllim e goditën duke e vrarë me 7 plumba. E. Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›