E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Strehoni romët, është një prej 12 prioriteteve për statusin

Igli Totozani dhe perfaqesuesi i OSBEDëbimi i romëve pranë parkut të autobusëve për shkak se pronari i tokës do të bëjë një ndërtim në pronën e tij ka alarmuar përfaqësues të OSBE-së dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, të cilët kanë takuar të mërkurën Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Zgjidhje urgjente për të strehuar 30 familjet rome, kanë propozuar përfaqësuesit e OSBE-ODHIR, ndërsa i kanë kujtuar institucioneve shqiptare se mbrojtja e të drejtave të këtij komunitetit është dhe një prej prioriteteve për statusin në Bashkimin Evropian. Sipas përfaqësuesit të OSBE-së, Robert Willton qeveria shqiptare duhet të marra masa të menjëhershme e të gjejë zgjidhje, në mbrojtje të të drejtave të njeriut pasi në Shqipëri duhet të sundojë ligji dhe jo betoni. Shpresoj që institucionet ti përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: A duhet të jetë sundimi i betonit, apo sundimi i ligjit, është shprehur Willton. Ndërsa përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Tiranë ka rikujtuar edhe një herë se respektimi i të drejtave të komunitetit rom dhe gjithë përfshirja sociale e tyre është një ndër 12 prioritetet që duhet të përmbushë Shqipëria në rrugën drejt integrimit evropian ndaj institucionet shtetërore duhet të marrin masa të menjëhershme.

Apeli i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit i bën thirrje policisë të ndërhyjë për të zgjidhur situatën e krijuar. Romët vazhdojnë të jenë nën kërcënim për tu dëbuar me forcë. Kërkojmë që Policia e Shtetit të ndërhyjë dhe të ndalojë këtë situatë paligjshmërie të krijuar e që po vazhdon në terren. Zgjidhja për këtë çështje duhet të arrihet me një proces të rregullt ligjor, ku të jenë të përfshira pronari dhe familjet rome, deklaroi Totozani. Nga ana tjetër, Totozani i kërkon bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të gjejnë zgjedhje të menjëhershme për strehimin e mbi 30 familjeve rome.

Urdhri i Burgajt

Pas apelit që bënë ndërkombëtarët në lidhje me incidentin e dëbimit të romëve, ka reaguar dje edhe Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dhënë një urdhrit për ndalimin e dëbimit të këtyre personave nga zona ku banojnë. Sipas tij, asnjë individ nuk do të bëjë vetëgjyqësi ndaj romëve. Nuk do të lejojmë asnjë dëbim të familjeve romëve. Firma ndërtuese nuk do lejohet të ndërmarrë asnjë veprim pa u sqaruar situate, shprehet ai. Burgaj shton se, Firma nuk do lejohet të kryejë asnjë ndërtim pa patur titull ekzekutiv të Përmbarimit dhe leje mjedisore nga Bashkia. Ndërkaq bëhet me dije se policia ka çuar në Prokurori materialet për prishjen e barakave

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›