E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për krizën

Gjatë një konference shtypi, Ignatavičius theksoi se bisedat kishin qenë konstruktive dhe se kishte marrë premtimet nga dy liderët se nuk do të kishte më akte dhune.

“Jam takuar me Ramën dhe Berishën, ndërsa nesër do takoj presidentin dhe prokuroren e përgjithshme. Pas këtyre takimeve do të kemi një perspektive ndryshe pas atyre që ndodhën më 21 janar. Besoj se kjo do të na ndihmojë ne që të përdorim instrumentet e duhura që ta ndihmojmë Shqipërinë të dalë nga kjo krizë”, tha ai.  

Sipas tij, OSBE dhe Lituania janë të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë për të tejkaluar këtë moment delikat. “Ne po bashkëpunojmë ngushtë me BE-në. Zoti Lajcak ishte dje këtu dhe unë po ju parashtroj të njëjtat pika. Ashtu si dhe zoti Lajcak, unë mendoj se hetimi i pavarur i ngjarjeve të 21 janarit mund të cojë në një qetësim të tensionit. Edhe shtyrja e grumbullimeve masive mund të ndihmojë për ta qetësuar situatën. Ne ua transmetuam këtë mesazh përfaqësuesve më të lartë politikë në Shqipëri”, ka nënvizuar Ignatavicius, i cili është shprehur optimist për zgjidhjen e situatës”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i OSBE-së së bashku me ekipin shoqërues, kërkoi hetim të paanshëm për ngjarjen e 21 janarit, duke nënvizuar se vetëm një hetim i tillë mund të çojnë në qetësimin e situatës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-27 18:58
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›