Tubimi i PS, ambasada e SHBA-ve mbyllet të premten

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mësuar se PS ka aplikuar për leje nga policia e shtetit për të zhvilluar një demonstratë të madhe dhe publike në Tiranë, të premten në 28 janar.
Ambasada nuk ka informacione të posaçme lidhur me vendin ose zonat se ku do të zhvillohet kjo demonstratë, por informacionet e medias bëjnë me dije se demonstruesit mund të mblidhen në 10 zona të ndryshme të qytetit dhe të marshojnë nëpërmjet rrugëve kryesore. Demonstratat e kaluara i kanë prekur të gjitha arteriet kryesore hyrëse të mëdha të qytetit dhe zakonisht mblidhen rreth parlamentit, zyrës së kryeministrit dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit"”, shkruhet në reagimin e ambasadës.
Më tej, ambasada e SHBA-ve rikujton ngjarjen e 21 janarit ku humbën jetën tre persona dhe shumë të tjerë u plagosën.“Ne ju rikujtojmë qytetarëve amerikanë se edhe demonstratat që mendohet të jenë paqësore mund të shndërrohen në demonstratat të dhunshme dhe të paparashikueshme. Ju duhet t’i evitoni në rast se është e mundur, demonstratat në një qytet kanë potencialet të çojnë në protesta apo demonstrata shtesë publike në qendra të tjera përreth vendit. Jini të kujdesshëm në ambientin ku jeni dhe ndiqni njoftimet e mediave lokale lidhur me të gjitha demonstratat apo protesta e mundshme publike. Qytetarëve amerikanë u sugjerohet të manifestojnë vëmendje të madhe në rast se ndodhen pranë ndonjë demonstrate”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/
2011-01-27 19:07