E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Zgjedhjet në Ukrainë, konform standardeve

Bruksel, 8 shkurt, NOA Vëzhguesit
ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian e kanë
vlerësuar procesin zgjedhor të presidencialeve në Ukrainë si transparent dhe të
ndershëm. Duke u bërë thirrje udhëheqësve në Ukrainë për një kalim paqësor të
pushtetit, ata kanë pohuar se zgjedhjet kanë qenë konform standardeve të kërkuara
nga ndërkombëtarët.
Nga ana e saj, shefja e politikës së Jashtme evropiane, Kethrin Eshton tha se Bashkimi
Evropian mbetet i angazhuar për thellimin e marrëdhënieve me Ukrainën.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në
Ukrainë, kreu i opozitës Viktor Janukoviç ka dalë fitues në zgjedhjet
presidenciale me mbi 99 % të votave të numëruara, duke kryesuar me një nivel
pikësh prej 3 % para Timoshenkos, rivales së tij.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›