Timoshenko nuk e pranon humbjen, gati akuzat për manipulim zgjedhjesh

Kiev, 9 shkurt, NOA - Kryeministrja e
Ukrainës, Julia Timoshenko, sot pritet që të paraqitet para gazetarëve për të
parën herë prej përfundimit të raundit të dytë zgjedhor për presidentin e ri të
vendit.
Duket se Timoshenko ende nuk e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, megjithëse pothuajse
me të gjitha votat e llogaritura, lideri opozitar Viktor Janukoviç, i cili ka
qenë edhe rivali i saj kryesor, ka siguruar vota të mjaftueshme për të menduar
që tani fitoren.
Mediat vendase aludojnë se Timoshenko e ka gati akuzën për të thënë se
zgjedhjet nuk ishin të rregullta, por nga ana e tyre vëzhguesit e Organizatës për
Siguri dhe Bashkëpunim Evropian që i ndoqën nga afër ato, duket se nuk mendojnë
njësoj si ajo.
Kjo pasi ata i kanë vlerësuar zyrtarisht zgjedhjet
presidenciale në Ukrainë si konform standardeve të kërkuara.
n.e/NOA