E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani nis sot pasurimin e uraniumit, ndërkombëtarët: Masa të ashpra!

Teheran, 9 shkurt, NOA Sot Irani, do të
fillojë prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë, siç edhe ka
informuar zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në
Vjenë.

Duket se kjo e re në planin e tij bërthamor i
ka nxehur shumë ndërkombëtarët, të cilët në prag të masjes së tij kanë lëshuar
deklarata mbi masat e ashpra që sipas tyre duhet të akordohen ndaj Iranit.

Kështu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
Franca kanë pohuar se duan të punojnë bashkarisht në Këshillin e Sigurimit të
OKB-së për sanksione më të ashpra kundër Iranit. Vetë ministri francez i
Mbrojtjes Hervé Morin, pas një takimi me homologun e tij amerikan Robert Gates
në Paris, tha se nuk ka mbetur zgjidhje tjetër përveç ndërmarrjes së masave të
tjera.

"Në mënyrë që në perëndim të mos krijohet
përshtypja se ne nuk jemi të aftë që të bëjmë pasurimin në 20 për qind të
uraniumit presidenti Ahmadinexhad na urdhëroi ta bëjmë këtë", thuhet në letrën
që përfaqësuesi i agjencisë bërthamore në Iran u dërgoi zyrtarëve në Vjenë.

Sipas tij, udhëheqja e Republikës Islamike dëshiron
ta përdorë uraniumin e pasuruar për qëllime mjekësore dhe aspak të dyshimta.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›