E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE apel per barazi ne zgjedhje Kandidoni femra

Zyra e OSBE –se  ne vendin tone ka kerkuar  qe ne zgjedhjet e 8 majit te propozohen sa me shume Kandidate femra per kryetare te komunave, bashkive dhe keshillave komunale dhe bashkiake.Ne takimin e zhvilluar ne Durres në praninë e shoqatave dhe forumeve te grave edhe nga Elbasani dhe Tirana,nenkryetarja e departamentit te demokratizimit ne prezencen e OSBE-se Alenka Vebrole  u shpreh se ky projekt ka si qellim rritjen e barazise gjinore ne politike.

"Qëllimi im kryesor është rritja e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor, frenimi i votimit familjar, të ndikojmë në rritjen e pozitës së gruas si në nivelin qëndror, ashtu dhe në atë lokal, dhe të mundësojmë grave krijimin e një rrjeti të përbashkët", tha Alenka Verbole, nen/kryetare e departamentit te demokratizimit, OSBE.

Ky eshte takimi i katërt i nje serie forumesh qe do te zhvillohen ne gjithe vendin per te mundesuar nje pjesemarrje me të gjere te grave ne te gjitha nivelet e jetes politike dhe publike.Projekti financohet nga ambasada e mbreterise se Holandes dhe prezenca e OSBE-se ne vendin tone.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›