Ultimatum per listat nje jave per te pastruar dublikimet
Prefekti i qarkut te Durresit Genci alizoti ka kerkuar nga kreret e njesive vendore dhe punonjësit e gjendjes civile që brenda një jave të përfundojnë pastrimin e listes paraprake te zgjedhjeve për të bërë të mundur afishimin e listës perfundimtare.
"Secila njësi vendore ka të shkruajtura, janë nxjerr nga regjistri qëndror dublimet. E dyta është lënia e shtetësisë, e treta janë 100-vjecarët. I gjithë qëllimi është që ky proces zgjedhor të jetë një proces sa më transparent, sa më i hapur. Punonjësit e gjendjes civile të cilët hezitojnë, neglizhojnë të kryejnë këtë procedurë nga ana e titullarëve të njësive vendore, por dhe nga drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile do të merren masat përkatëse", tha Genc Alizoti, prefekt i Durrësit.
Prefekti Alizoti ka vecuar komunën e Thumanës si problematike ne lidhje me dublimet,personat me moshe 100 vjecare që hasen në komunat maminas dhe rrashbull si dhe personat qe kane lene nenshtetesine në komunat katund i ri dhe Thumane.
Aleks Kalemasi