E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE dënon dhunën, inkurajon dialogun

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 18:20

Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë Audronius Azubalis, sot ka dënuar incidentet e dhunshme që ndodhën këto ditë dhe ka inkurajuar dialogun në Kosovë.

“Veprimet e tilla rrisin tensionet dhe dobësojnë frymën e bashkëpunimit që është e domosdoshme për progres”, tha Azubalis. Unë apeloj për qetësi dhe thërras të gjitha palët që të punojnë me KFOR-in dhe EULEX-in që të kthejnë ambientin e qetë dhe të sigurt“, ka thënë Azubalis.

Përmes një deklarate dërguar mediave, Azubalis ka thënë se është i "inkurajuar nga deklaratat e përgjegjshme të liderëve që thërrasin për qetësi dhe dënojnë dhunën“.

“OSBE i thërret të dy palët që t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Vetëm përmes dialogut konstruktiv mund të zgjidhen çështjet dhe të përmirësohet jeta e njerëzve të rëndomtë. OSBE mbështet partnerët e vet ndërkombëtar, dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë punën e vet të rëndësishme për të promovuar pajtimin mes të gjitha komuniteteve”, citohet të ketë thënë Azubalis.

Ngjarjet e fundit në Kosovë janë diskutuar sot në Këshillin e Përhershëm në Vjenë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›