E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për aksionin dinte edhe Tadiçi

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 09:41

Veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 në veri të vendit mund të përshpejtojnë shumë procese që deri para një jave janë konsideruar si afatgjate.

Burime ndërkombëtare të “Zërit” thonë se për këto veprime kishin njohuri personalitetet dhe strukturat e mekanizmat më me rëndësi që kanë vendosur për Kosovën këto vitet e fundit, përfshirë këtu NATO-n dhe pesë vendet e fuqishme botërore – apo vendet e kuantit.

Madje sipas tyre edhe vetë presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka qenë i informuar dhe ishte pajtuar në heshtje që Kosova dhe Serbia të fillojnë vendosjen e rendit në dogana, por edhe në brezin kufitar për të plotësuar kështu një nga kriteret për vendet që aspirojnë integrimin në BE.

Këto veprime të Qeverisë së Kosovës kanë mbështetjen e fuqive të mëdha, thotë ky burim duke nënvizuar se se detajet tjera duhet të sqarohen ndërkohë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›