OSBE dhe Brukseli bekojnë ndryshimet kushtetuese
Miratimi në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve në Kushtetutën e Shqipërisë është komentuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri si një hap madhor drejt realizimit të plotë të reformës në sistemin elektoral. Vetëm një ditë pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me reformimin e sistemit zgjedhor, i menjëhershëm ka qenë reagimi i OSBE-së, të cilët i kanë mirëpritur këto ndryshime. Kreu i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch deklaroi dje se ndryshimet kushtetuese në sistemin elektoral në Shqipëri do të jenë një shtysë e mëtejshme për realizimin në kohë të reformës elektorale. “Ky është një hap i qartë dhe i palëkundur për zbatimin e rekomandimeve të vitit 2005 nga ana e OSBE-së dhe zyrës së saj për të drejtat e njeriut dhe institucioneve demokratike”, tha ambasadori Bosch, duke shtuar se sidoqoftë ka ende punë për çështje të tilla si administrimi dhe rezultatet në zgjedhje, apo financimi i partive politike dhe pjesëmarrje e grave në politikë. Edhe debati për Kodin Zgjedhor nevojitet që të zgjidhet. Ambasadori Bosch nuk bëri komente lidhur me thelbin e ndryshimeve kushtetuese që nuk kishin të bëjnë me reformën zgjedhore, por theksoi mungesën e kohës së nevojshme për një debat më të gjërë ku të përfshihej edhe shoqëria civile dhe faktorët e tjerë relevante. Ai shtoi se OSBE-ja është e gatshme të ofrojë asistencë për autoritetet dhe institucionet shqiptare në përputhje me mandatin e tij. Parlamenti shqiptar miratoi dje ndryshimet kushtetuese në sistemin elektoral. Megjithatë Bosch ka theksuar se, çështje si administrimi i zgjedhjeve, ankimet dhe apelimet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, financimi i partive politike dhe pjesëmarrja e grave mbeten ende për t’u adresuar. Debati për Kodin Zgjedhor duhet t’i zgjidhë përfundimisht edhe këto çështje”, u shpreh ambasadori Bosch. Kuvendi i Shqipërisë miratoi dy ditë më parë me shumicë të gjerë një sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura kandidatësh. Kësisoj, Ambasadori Bosch zgjodhi të mos komentojë thelbin e ndryshimeve kushtetuese, që nuk lidhen me reformën zgjedhore, por më tepër vuri në dukje ”mungesën e kohës së mjaftueshme për një debat të gjerë me përfshirjen e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë”. Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të ndihmojë autoritetet dhe institucionet shqiptare, në përputhje me mandatin e saj
Lohan: Vlerësoj konsensusin e gjerë, me të cilin u ndërmorën ndryshimet/Komisioni Evropian ka përshëndetur konsensusin e arritur dy ditë më parë në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese. Ambasadori i KE Helmut Lohan tha se vlerëson konsensusin e gjerë që ato ndryshime morën. Komisioni Europian në Shqipëri ka përshëndetur votimin e bërë një ditë më parë për ndryshimet kushtetuese. Por ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan ka vlerësuar kompromisin e gjërë që morën këto ndryshime, lidhur me sasinë e votave, që ishin plot 117 në mbështetje të ndryshimeve Kushtetuese. Lohan vuri në dukje se “pikë së pari i takon parlamentin shqiptar që të diskutojë këto ndryshime si të sistemit zgjedhore ashtu edhe të kushtetutës, do ti analizojmë më shumë kujdes këto shtesa të futura në kushtetutë, brenda për brenda BE-së, ka një shumëllojshmëri të gjërë sistemesh të ndryshme zgjedhore të cilët janë njësoj demokratike me njëri-tjetrin, por u takon ligjvënësve shqiptarë për të vendosur se cili sistem është më i përshtatshëm për vendin e tyre”. “Nuk jam shumë i sigurtë se sa ishte shumica votave në ndryshimet e sistemit zgjedhore, por kjo tregon se ka pasur një konsensus të gjërë në parlament në lidhje me ndryshimet e bëra”, u shpreh Lohan. Pak ditë më parë, partitë e vogla paraqitën shqetesimin e tyre për këto ndryshime pranë delegacionit të Komisonit Europian, por deklarata e Lohan tregon qartë se BE-ja i ka çertifikuar ato.