Intervista/Jozefina Topalli: Votimi i ndryshimeve konfirmoi historinë e suksesit të Republikës Parlamentare
Znj.Topalli, cili është komenti juaj, mbi paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe mbi reformën elektorale?
Sot kam një koment të madh në fakt. Ajo që ka ndodhur në parlament është një ngjarje historike, një histori suksesi e Republikës parlamentare, e parlamentarizmit shqiptar. Asnjëherë në këto 20 vjet nuk ka ndodhur, që të ketë një konsensus aq të gjerë midis forcave politike, konsensus që arriti shifrën e paimagjinueshme prej 117 deputetësh, ndër 137 që ishin prezent. Të hënën, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dhe ka vepruar siç veprojnë parlamentet e emancipuara, të civilizuara të vendeve perëndimore, ku reformat e mëdha realizohen vetëm midis mazhorancës dhe opozitës. Ato janë lokomotivat e reformave, ato kanë detyrën kushtetuese për të iniciuar reformat. Finalizimi i një ndër prej reformave më të jashtëzakonshme dje në Kuvendin e Shqipërisë, i jep një profil dhe një sens të madh përgjegjësie forcave politike, që i ndërmorën dhe i finalizuan me sukses. Me këtë reformë historike, në Shqipëri hapet një epokë e stabilitetit politik, ku krizat artificiale, të cilat ishin në nene të ndryshme të Kushtetutës, nuk do të kenë më vend dhe nuk do të kenë më mundësi të shfaqen, siç i kemi parë të shfaqen gjatë viteve të kaluara.
Për herë të parë, në sajë të kësaj reforme historike dhe të konsensusit të jashtëzakonshëm që u arrit, nuk do të ketë më mundësi klientelizmi politik në zgjedhjet politike, nuk do të ketë më mundësi deformimi të votës. Demokratët në Fier dhe socialistët në Kavajë do jenë më të përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm, politikanët do të jenë më afër shqiptarëve, qytetarët do të jenë më të përfaqësuar në Kuvendin e adhshëm të Shqipërisë.
Kjo tregon se reformat që nuk bëhen nën presion dhe në krizën e ditës, por reformat që ndërmerren në sensin e madh të përgjegjësisë për t’i krijuar vendit institucione stabël dhe mundësi reformash të mëtejshme, tregojnë lidershipin e fortë, në mënyrë të veçantë të dy forcave kryesore politike dhe vizionin të tyre për të ardhmen. Kjo është vlerë, është një shenjë civilizimi, kjo është frymë perëndimore, që ka hyrë në parlamentarizmin shqiptar dhe që i bën nder Republikës parlamentare.
Presidenti Topi ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë se kushtetuta nuk është një ndërtesë informale. A keni ju një koment për këtë qëndrim?
Jo, nuk kam koment. Unë, si asnjëherë tjetër në jetën time, kam marrë aq shumë mesazhe urimi nga qytetarë që unë nuk i njoh. Të gjithë e kanë kuptuar sesa e rëndësishme ishte kjo ngjarje. Sigurisht që ishte reformë e vështirë, ishte reformë unike, ishte i mrekullueshëm fakti se në thelb të saj, në finalizim të saj ajo kishte sensin e përgjegjësisë për shtetin, për Shqipërinë, për vendin tonë. Natyrisht, gjej rastin për të falënderuar të gjithë ekspertët që kanë punuar gjatë muajve për këtë reformë, deputetët e komisionit të ligjeve që kanë qenë të angazhuar në mënyrë intensive dhe me një axhendë hektike, por dhe gjithë deputetët e tjerë. Reformat e mëdha iniciohen, drejtohen dhe finalizohen përmes lidershipeve të forta që guxojnë të ndërmarrin reforma.
Jo të gjithë kanë kurajon, jo të gjithë e kuptojnë dhe e ndiejnë sesa e rëndësishme është që të mendosh më parë për vendin, qytetarët, pastaj për të tjerat.
Ju po thoni që presidenti Topi nuk i ka kuptuar mirë këto reforma?
Unë po them që reforma e djeshme ishte historike, e jashtëzakonshme dhe e realizuar, ashtu siç e bëjnë vendet perëndimore midis mazhorancës dhe opozitës. Reformat e mëdha të shtetit bëhen gjithmonë nga mazhoranca dhe opozita së bashku dhe rezultati i djeshëm ishte një finalizim i mrekullueshëm.
Megjithatë Znj. Topalli, përpara se të mbërrihej në momentin e votimit u duk që mazhoranca, të paktën Partia Demokratike, do duhej që të zgjidhte edhe mosmarrëveshjet brenda grupit parlamentar, për të arritur në një konsensus të përbashkët, por dhe aleatët. U zgjidhën këto brenda një dite apo mazhoranca ka lëshuar pe?
Jo në fakt ne u kemi qëndruar principeve, principit të rënies së "Dushkut", principit të hapjes së një faze të re të stabilitetit, principit të Republikës parlamentare dhe principit të dhënies së peshës të votës, që i takon çdo qytetari, në çdo zonë të Shqipërisë.
Nuk ishte thjesht një konsensus vetëm midis PD-së dhe PS-së ishte shumë më i gjerë, shifra prej 117 është unike, në këto 17 vite të parlamentarizmit.
Do të thotë që s’keni lëshuar asgjë për aleatët? Ata e kuptuan në fund se po bëhej një betejë principesh dhe jo betejë për postet në parlament për 2009-n?
Unë nuk i kam pyetur ata se çfarë kanë kuptuar. Unë di që mbështetja ka qenë e një konsensusi jashtëzakonisht të gjerë dhe ndër ta ka pasur dhe deputetë aleatë.
Si i bindi kryeministri Berisha aleatët në momentet e fundit?
Kjo nuk është pyetje për mua, por kam përshtypjen se ata gjithmonë kanë qenë të vetëdijshëm dhe kanë pasur sensin e përgjegjshmërisë për të menduar për vendin, për stabilitetin, të ardhmen dhe jo për veten.
A do punoni më vonë znj. Topalli, si nënkryetare e Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhjet e 2009-s me këto parti, që ju keni aktualisht në koalicion?
Absolutisht ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme koalicioni i djathtë të mos humbë asnjë votë dhe unë jam e sigurt që ky sistem elektoral na jep mundësinë që të mos humbim asnjë votë. Është folur kohët e fundit për dy rryma të forta brenda Partisë Demokratike që u dukën qartë me pozicionimin e tyre në zgjedhjen e Presidentit.
Asnjëherë nuk ka ekzistuar një gjë e tillë, përkundrazi, rezultati i djeshëm është përgjigjia më e mirë ndaj çdo deformimi.
Znj. Topalli pse u anashkalua votimi i opsionit të dytë, për zgjedhjen e Presidentit?
Nuk u anashkalua, u votua paketa e konsensusit në komisionin e ligjeve. Nëse kjo paketë nuk do të merrte atë rezultat të jashtëzakonshëm që mori, natyrisht do të vazhdohej në inisiativën e dytë. Por rregullorja parashikon që të votohej opsioni i parë, dhe nëse kjo do të deshtonte, hidhej në votë varianti tjetër. Këtë e kam shpjeguar edhe në seancën plenare.