OSBE e quan të mbyllur fazën e monitorimit të zgjedhjeve shqiptare dhe i kërkon opozitës së Edi Ramës që të kthehet në Kuvend

Asambleja Parlamentare e OSBE, i ka dhënë një mesazh të qartë klasës politike në Shqipëri pas një skaneri të detajuar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në vija të trasha, mbledhja e Komitetit drejtues që u mbajt në Athinë, argumentoi se zgjedhjen në Shqipëri ishin të ndershme, e për këtë arsye iu kërkua opozitës shqiptare të pranojë rezultatin dhe të futet sa më shpejt në kuvend. Zv/Presidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE, Volfgang Grosruk ka komentuar qendrimin e opozitës duke nënvizuar se njohja e rezultatit është pjesë e pjekurisë demokratike. Kryetari i delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të OSBE Rikardo Miliori, thotë se zgjedhjet rritën besueshmërinë e Shqipërisë në raport me proceset integruese ku është përfshirë vendi. Për sa i takon qendrimit të opozitës Migliori duket i prerë kur thotë se zgjedhësit votuan qeverine e kryeministrit Berisha. Opozitës sipas tij i mbetet detyrim thelbësor të përfaqësojë në kuvend zgjedhësit e saj. Një tjetër anëtar i Asamblesë Parlamentare të OSBE, përfaqësues i Zvicrës Christian Miesch nënvizon faktin se pavarësisht përballjes për herë të parë me një sistem të ri zgjedhor Shqipëria e kaloi testin për zgjedhje demokratike. Anëtari i kongresit Amerikan Alcee Hastings bashkëkryetar i Komitetit amerikan të Helsinkit thotë se Shqipëria po dëshmon gjithnjë e më shumë maturi politike, duke nënkuptuar fuksionimin në një koalicion të PD me LSI. Grosruk, Miliori, Miesch dhe Hasting kanë marrë pjesë në hartimin e raportit përfundimtar të OSBE ODIHR për zgjedhjen e 28 qershorit. Një raport që ngre Shqipërinë në një shkallë cilësisht të re për standartet e arritura.
...