E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe India angazhohen për forcimin e mërrdhënieve dypalëshe

Kryeministri i Indisë, zoti Manmohan Singh uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë post


Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, në një mesazh dërguar Kryeministrit Sali Berisha, shprehu vullnetin e tij për forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore ndërmjet Indisë dhe Shqipërisë. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur sot në një njoftim për shtyp se, Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh për rizgjedhjen e tij në këtë detyrë. Në këtë mesazh urimi, Kryeministri i Indisë vlerëson angazhimin e Kryeministrit Berisha për mirëqenien dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe popullit të saj. Intesifikimi i bashkëpunimit politik mes dy vendeve ka marrë një hov të ri me hapjen e Ambasadës shqiptare në Nju Delhi (Dhjetor 2008), ndërsa është shprehur vullneti nga të dyja palët edhe për hapjen në një të ardhme të afërt të Ambasadës së Indisë në Tiranë.




...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›