E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, e shqetësuar për lirinë e shtypit në Maqedoni

OSBE-ja i bëri thirrje Maqedonisë të ndërpresë atë, që organizata e quan, “përkeqësim alarmant” të lirisë së shtypit në këtë vend.
Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për lirinë e shtypit, Dunja Mijatoviç përmes një letre dërguar ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, shpreh shqetësimin për rënien e lirisë së shtypit dhe për trysnitë e vazhdueshme që ushtrohet ndaj medias dhe zërave kritikë në Maqedoni.
OSBE-ja shpreh shqetësim për përfundimin e mandatit të shtatë anëtarëve të bordit menaxhues të Këshillit të Radiotelevizionit Publik, javën e kaluar, në një kohë që ende nuk ka filluar emërimi i anëtarëve të rinj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›