E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE i dhuron policise makina per menaxhimin e krizave

OSBE i dhuroi Policisë së Shtetit 5 automjete për menaxhimin e krizave. Në fjalën e mbajtur me këtë rast kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Ëollfarth, iu rikthye ngjarjeve të rënda të 21 janarit duke shprehur keqardhje pasi katër qytetarë shqiptarë humbën jetën, duke shtuar më tej se ato ishin tragjike për Shqipërinë.

Sipas tij sistemi shteteror ende vazhdon te sfidohet nga  pasojat e kesaj ngjarje dhe ajo çka ndodhi atë ditë thekson nevojën e qartë për përmirësimin e performancës së autoriteteve shtetërore, duke u fokusuar në këtë rast te aftësia e policisë së shtetit për të kryer misione të kontrollit të turmave. Ëollfarth tha se menjëherë pas demonstratave të dhunshme, Prezenca e OSBE-së vendosi t'i ofrojë ndihmesë Policisë së Shtetit në mënyrë që të garantohet një përballim më i mirë nga policia i demonstratave të dhunshme, si dhe për të ndihmuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›