E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti akademik jeta e perditshme e studenteve

Fillimi i vitit të ri akademik ka si shoqëruar të pandashëm dhe problematikën e sistemimit të studentëve dhe përshtatjen e tyre me të përditshmen. Një pjesë e atyre që kanë nisur tashmë ndjekjen e leksioneve kanë zgjedhur konviktin si strehë për vitin e ri arsimor. Herë për shkak të gjendjes financiare në familje e herë për të provuar përballjen e parë me jetën, ata kanë filluar adaptimin.

"Numri i studentëve që akomodohen në QS është 6200 studentë. Pjesa e studentëve të rinj që do të vijnë janë 1620 studentë të rinj. QS ka përfunduar të gjithë punimet. Cmimi është po ai që ka qenë 40 mijë lekë të reja. Këtu është dhe ana sociale e studentëve. Ka dhë një kosto reale, që nuk përputhet fare me koston që kemi vendosur, kostoja reale është më e lartë", thotë Bujar Brovina, drejtor i Qytetit Studenti.

Por nga ana tjetër ka studentë që i kanë mundësitë për të zgjedhur dhe jetuar në banesa me qira, në apartamente, apo garsioniere, që gjejnë nëpërmjet agjencive imobiliare apo gazetave.

"Interesi i tyre ishte që të kishin apartamente të vogla, ku të rrinin një ose dy veta. Kjo gjë është dhe për pronarët e apartamenteve, që të fusin sa më pak njerëz që dhe mirëmbahet më mirë ", thotë Albenc Sila, agjent imobiliar.

Shpeshherë, studentët përpiqen të gjejnë punëra të ndryshme, që nuk kanë lidhje me profesionin, për të përballuar shpenzimet e përmirësuar të ardhurat. Jeta e re studentore ti imponon këto sfida, që nuk janë të lehta për tu përballur.

Ermira Dema

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›