E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vritet per nje gervishtje makine

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e se martes në periferi të Tiranës në zonen e  Saukut të vjetër. Ka mjaftuar nje gervishtje makine qe sherri te perfundonte me vrasjen e njerit prej drejtuesve.

Sipas të dhënave paraprake behet me dije se viktima eshte 30 vjecari Vilson Perleka ndersa autori i cili eshte identifikuar nga forcat blu eshte larguar nga vendngjarja. Sipas policise dyshohet se viktima eshte qelluar me mjete te forta nga shtetasi Erald Sina i cili vijon te jete ne kerkim.Nderkohe jane vene ne pranga dhe dy persona te tjere te cilet mendohen se jane bashkepunetore te autorit.

Deri me tani ende nuk jane zbardhur plotesisht rrethanat e vrasjes ndersa policia ka shoqeruar dhe disa deshmitare te cilet mund te japin detaje te reja per ngjarjen.  

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›