E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Nuk pati vërejtje për listat

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat. Në takim me zyrtarin e lartë të OSBE-së, Topalli deklaroi se, “fushata shumë pozitive, infrastruktura moderne zgjedhore e aplikuar për herë të parë, vullneti maksimal në arritjen e standardeve bënë që këto zgjedhje të ishin më të mirat”. “Për herë të parë mbi gjysma e popullsisë u pajis me kartat e identitetit, u realizua për herë të parë regjistri elektronik i zgjedhësve dhe nuk pati asnjë vërejtje mbi listat zgjedhore. Për herë të parë u miratua me konsensus një kod zgjedhor i propozuar nga Partia Socialiste dhe po me konsensus u ngrit edhe Komisioni Qendror Zgjedhor”, tha Topalli.  Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si një hap shumë pozitiv dhe shenjë të përgjegjshmërisë së lartë, faktin që të gjithë komisionerët e majtë e të djathtë firmosën procesverbalet dhe tabelat e rezultateve, pa shënuar asnjë vërejtje. Përfaqësuesit e OSBE-së, sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, thanë se në këto zgjedhje pati përmirësime të mëdha dhe ishin më të mira se pritshmëritë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›