OSBE kritikon zgjedhjet ne Ukraine
Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zgjedhjet në Ukrainë shënojne një hap pas në demokracinë e vendit pasi janë karakterizuar nga mungesa e transparencës dhe abuzim me pushtim.
Deklarata e bërë nga organizata OSBE vjen ndërsa janë bërë publikë rezultatet paraprake, që shpallën fitore për partinë e rajoneve të presidentit Viktor Janukoviç.
“Në zgjedhje u vu re abuzimi me pushtetin që do të thote se progesi demokratik në vend duket i rezervuar”, thotë përfaqesuesja i misionit të OSBE në njëe deklarate.
Ajo i fajësoi politikanët në pushtet për përdorim të burimeve dhe mjeteve administrative për të ndikuar në rezultatet e votimeve. Ajo gjithashtu shtoi se fushata është shënuar me mbulim të një anshëm të mediave dhe është karakterizuar me mungesë të transparencës financiare.
Kritikat vijnë në kundërshtim me konkluzionet e vëzhguesve ndërkombëtare në zgjedhjet presidenciale në shkurt të 2010, të cilat siç ata deklaruan ishin zgjedhje transparente. Zgjedhjet e atëhershme u fituan nga Viktor Janukovic i cili mundi Julia Timoshenkon.
Qeveritë perëndimore e kanë kritikuar Janukovicin për burgosjen e lideres opozitare Julia Timoshenko. Me ish-kryeministren karizmatike në burg, ku vuan një dënim 7-vjeçar për shpërdorim të detyrës, dhe me opozitën e përcarë, ishte e pritshme që Partia e Rajoneve të kishte shanse të mira për të siguruar shumicën në parlament.
Ndërkombetarët i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjeve në shtetin strategjik, ish-anëtar te Bashkimit Sovjetik, që gjendet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian në zgjerim dhe është përgjegjës për transportimin e furnizimeve të energjisë në shumë vende të BE-së. Një paraqitje e fortë e Partisë së Rajoneve të Presidentit Janukoviç do të forconte kontrollin e pushtetit prej tij dhe me të gjithë gjasat do ta largonte akoma më shumë Ukrainën nga perëndimi.