E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja shqyrton padine e qiramarresve te shtepive te ish-pronareve

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar padinë e ngritur nga shoqata e qiramarrësve të shtëpive të ish pronarëve kundër aktit normativ të qeverisë shqiptarë për lirimin e shtëpive të ish pronarëve. Shoqata e qiramarrësve përmes avokates së tyre Luljeta Petani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të aktit normative të nxjerrë nga qeveria shqiptare. Sipas tyre ky akt është antikushtetues në formë dhe përmbajtje pretendime madje ata e konsiderojnë aktin për lirimin e shtëpive të ish pronarëve si diskriminuese. 
Këto pretendime janë hedhur poshtë nga përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferllari e cila ka sqaruar trupin gjykues së se kushtet e emergjencës dhe nevojës që duhet të plotësohen për nxjerrjen e nja akti të tillë janë plotësuar. Ajo sqaroi se numri i ish-pronarëve të cilët i drejtoheshin gjykatës së Strasburgut për të drejtën e pronës ishte gjithnjë e në rritje e po ashtu edhe vendimet që kjo gjykatë jepte në favor të tyre dukë detyruar shtetin të dëmshpërblente qindra mijëra euro ishin gjithnjë e në rritje. Duke parë dëmin që i shkaktohej buxhetit të shtetit nga këto vendime ishte emergjente marrja e një akti të tillë. 
Ndërkohë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi shpjegoi para Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen që ky akt jepte për 3000 familjet që duhet të lirojnë shtëpitë e ish pronarëve. Olldashi tha se qeveria shqiptare ka zbatuar të drejtën themelore të qytetarëve, të drejtën për të gëzuar pronën sipas rekomandimeve dhe praktikave të gjykatës europaine për të drejtat e njeriut dhe se kjo e drejtë nuk mund të barazohet me të drejtën për strehim e cila nuk është e drejtë themelore. 
Ndërkaq Gjykata Kushtetuese nuk e pa të ta arsyeshme që shoqata e ish-pronarëve të behët palë në gjyq dhe kështu rrëzoi kërkesën e tyre për bërë pjesë e procesit gjyqësor me argumentin se interesat e tyre përfaqësoheshin nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave. Gjykata administroi provat e paraqitura nga palët ndërkohë që mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›