Perplasje me arme mes dy shqiptareve ne Athine nje i vdekur
Nje ngjarja e rende ka tronditur komunitetin shqiptar ne Greqi. Nje sherr mes dy shqiptareve ka degjeneruar ne perplasje me arme ku nje 45- vjecar mbeti i vrare.
Sipas policise sherri mes dy shqiptareve ka ndodhur rreth ores 18.00 te mbremjes se kaluar. Dy burrat dolen nga lokali Agapi ne rrugen Liosion ne Athine ku dhe ka nisur sherri mes tyre.
Kur dolen nga lokali filluan te zihen me fjale dhe te bertasin fort duke share njeri-tjetrin- thane deshmitaret
Per fat te keq incidenti nuk ka ndaluar aty. Njeri prej dy burrave ka shkuar ne makinen e tij dhe pasi ka marre nje arme eshte kthyer serish duke qelluar per vdekje bashkekombasin e tij.
Autori i krimit ka mundur te largohet menjehere nga vendngjarja ndersa shqiptari tjeter 45 vjec u transportua ne spitalin me te afert por edhe pse ndihma e mjekeve ishte e menjehershme ai nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra.