Asambleja e OSBE socialistet Te shqetesuar per situaten ne Shqiperi
Grupi socialist ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se ka shprehur shqetesim lidhur me zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Nepermjet nje deklarate shperndare per mediat nga Partia Socialiste firmosur nga shefi i socialisteve ne asamble Tony Lloyd thuhet se liria e fjales dhe e drejta per te protestuar paqesisht jane vlera themelore per te gjitha vendet anetare te OSBE-se
Gjate Sesionit Dimeror te Asamblese Parlamentare te OSBE-se Lloyd denoi dhunen dhe perdorimin e armeve te zjarrit kunder demonstruesve te paarmatosur ne ngjarjet e 21 janarit qe rezultoi ne nje numer te vraresh dhe dhjetera te plagosur perfshire dhe gazetare.
Grupi u ben thirrje te gjitha paleve qe te ndihmojne ne qetesimin e situates.
Socialistet kerkojne qe te behet nje hetim I pavarur dhe I plote per ngjarjet e 21 janarit ne menyre qe te nxirren perpara drejtesise pergjegjesit per dhunen dhe per vrasjet.