E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi Socialist: Hetim i pavarur dhe dialog, për zgjidhjen e ngërçit

Grupi socialist në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, permes anëtarit të saj Tony Lloyd shprehin shqetësimin e madh që kanë për zhvillimet më të fundit në Tiranë. Për ta, një hetim i pavarur dhe sikurse dialogu mbeten një ndër pikat kyce tejet te rëndësishme për kalimin e kësaj situate.
 

Gjatë Sesionit Dimëror të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Grupi Socialist shprehu shqetësimin mbi zhvillimet e fundit në Tiranë. Ai dënoi dhunën dhe përdorimin e armëve të zjarrit kundër demonstruesve të paarmatosur, që rezultoi në një numër të vrarësh dhe dhjetëra të plagosur, përfshirë dhe gazetarë.
 

“Grupi shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndihmojnë në qetësimin e situatës. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të lejojnë një hetim të pavarur dhe të plotë të këtyre ngjarjeve në mënyrë që të nxirren përpara drejtësisë përgjegjësit për dhunën dhe për vrasjet. Ne e mirëpresim dialogun dhe mjetet paqësore për zgjidhjen e problemit të Shqipërisë, por insistojmë se liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar paqësisht, janë vlera themelore për të gjitha vendet anëtare të OSBE” përfundon deklarata.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›