E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE, opozitës: “Votoni projektin e reformës zgjedhore, është një dokument i shkëlqyer”

25-05-2012 / Gazeta 55

Kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart i ka kërkuar dje kreut të opozitës që të finalizojë reformën me një votë “pro”, pasi ky hap politik do të mbështeste një dokument të shkëlqyer, i cili ka marrë certifikimin e ekspertëve edhe në Komisionin e Ligjeve.

Në ditën e fundit të afatit për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka kërkuar miratimin e draftit të hartuar nga komisioni i reformës zgjedhore. Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama, ambasadori Wollfarth ka deklaruar se ka ardhur koha të merret vendimi final për përfundimin e reformës zgjedhore. “Patëm një bisedë konstruktive dhe miqësore dhe folëm për çështje politike. Në bisedën time unë e përgëzova Ramën për punën e mirë e bërë nga bashkëkryetari socialist në komisionin për reformën zgjedhore. Drafti i Kodit Zgjedhor përbën një tekst të shkëlqyer dhe duhet vetëm hapi final në aspektin politik. Është bërë punë konstruktive”, theksoi Wollfarth. Ambasadori Wollfarth ka vlerësuar punën konstruktive të bërë deri tani edhe në procedurat për zgjedhjen e presidentit. “Unë shoh një nivel të madh konstruktiviteti për president konsensual. Shoh linja të rëndësishme dialogu mes udhëheqësve politikë. Këtë dialog e shoh konstruktiv dhe pres të shoh një proces të hapur dhe transparent”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›