E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA i ofron mbështetje Egjiptit

Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin përpjekjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar Egjiptin.

Deklarata pason largimin e amerikanëve nga Egjipti, të cilët u përballen me drejtësinë egjiptiane, nën akuzat se po nxisnin trazira përmes organizatave të tyre pro-demokratike.

Heqja e ndalesës së udhëtimit ka zbutur tendosjet diplomatike në mes të aleatëve të kamotshëm.

SHBA pat thënë se ndihma prej një miliarda dollarësh për Egjiptin po rrezikohej.

Por, Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se SHBA mbështet përpjekjet e FMN-së për të arritur një marrëveshje dhe për të gjetur mënyrat se si të ndihmohet ekonomia e Egjiptit.

Duket se interesat ekonomike duket se kanë qenë vendimtare në zgjidhjen e tendosjeve.

Pavarësisht se cilat ishin përfitimet politike që kërkonin të realizonin udhëheqësit egjiptianë përmes valës anti-antiamerikane, kjo valë solli një ballafaqim me realitetin ekonomik.

Ky ndryshim pasqyron nevojat praktike të të dyja palëve. Pas më shumë se 30 vjetësh, aleanca amerikane me Egjiptin mbetet një element i rëndësishëm i politikave amerikane në Lindjen e Mesme, me gjithë shqetësimet për qëndrimin e Egjiptit ndaj parimeve demokratike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›