OSBE ul në tryezë Topallin, Ramën dhe Metën
Misioni i OSBE-së ka ulur në një tryezë kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, liderin e opozitës Edi Rama dhe kreun e LSI-së Ilir Meta.
Ndërsa në fillim të tryezës të organizuar nga OSBE-ja për rolin e gruas në qeverisje kryeparlamentarja Topalli është takuar me kreun e PS-së Rama, kryetari i LSI-së Meta e ka evituar shtrëngimin e duarve me të.
Në fjalën e tij kreu i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth theksoi se përfaqësimi i gruas në qeverisje është i pamjaftueshëm.
Sipas ambasadorit të OSBE-së edhe pse gjatë viteve është janë bërë përpjekje për të rritur numrin e grave në listat elektorale të partive politike ato vazhdojnë të jenë të papërfaqësuara në politik.
“Është bërë progres, por jo shumë i pasur për sa i takon rolit të gruas në qeverisje. Është e rëndësishme të jenë 30% e grave në vendimmarrjes sidomos në sistemin politik, për të pasur përfaqësimin e grave në ligjbërje. Partitë politike kanë bërë pak për të bërë një përfaqësim të madh të grave në politikë”- theksoi Wollfarth.
Sipas tij, palët politike duhet të bëjnë më shumë për të pasur një përfaqësim më të madh në listat elektorale. Ai ka kërkuar që politika t’u japë mundësitë e nevojshme grave që të jenë pjesëmarrëse, pasi ky është një ndër elementet kyc të demokratizimit në Shqipëri.
Ndërsa në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli se tryeza e organizuar nga OSBE-jë është një rast për të ngritur zërin që gruaja të fuqizohet më shumë në politikë. “Të ngremë pyetjen sa është realizuar premtimi për pjesëmarrjen e gruas në politikë? Vetëm 20% e grave në nivel global përfaqësohen në parlament” ka theksuar Topalli ndërsa shtoi se parlamenti shqiptar ka miratuar ligje të rëndësishme si ai për barazinë gjinore.
Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se rritja e grave në vendimmarrje do të sillte më pak korrupsion në institucione ndërsa ka shtuar se ka një barrierë të madhe që duhet shembur për të përfshirë gratë në fillim në jetën shoqërore dhe pastaj në jetën politike të vendit. Kreu PS-së gjithashtu e vuri theksin edhe tek dhuna ndaj grave ndërsa kërkoi rritjen e masave ndërshkimore ndaj dhunuesit.
Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se forca politike që ai përfaqëson ka garantuar pjesëmarrjen e grave prej 30 përqind në forumet e saj drejtuese. Ai gjithashtu ka theksuar se mbështetja e grave duhet të jetë prioritet i çdo qeverie, i çdo force politike por edhe të shoqatave të grave.