E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP Kompensimi financiar 2011 perfitojne 107 ish-pronare

Shpallen brenda afatit ligjor 107 ishpronarët fitues të fondit financiar për vitin 2011. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njoftoi se këto subjekte do të përfitojnë kompensim në të holla nga fondi total prej 670 milionë lekë.

Paratë do të bëhen të aksesueshme, për secilin nga ish pronarët, në llogaritë e tyre bankare, pas datës 18 gusht.

Brenda vitit 2011 pritet të vihet në punë planveprimi I ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Një strategji e tillë, e cila është miratuar tashme me vendim të Këshillit të Ministrave, do të bëjë të mundur kompensimin financiar të ishpronarëve në cdo kohë, madje edhe disa herë brenda një viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›