OSBE/ODIHR, levdata policise
Puna e Policise se Shtetit ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit u vleresua dje, ne menyre te vecante nga misioni i vezhguesve te OSBE/ODIHR ne vendin tone. Eksperti i sigurise prane OSBE/ODIHR, Trevor Harvey, nepermjet nje letre dorezuar zevendesdrejtorit te pergjithshem, Rasim Borishi, falenderoi Policine e Shtetit, per bashkepunimin gjate zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "Profesionalizmi dhe perkushtimi i treguar nga policia gjate kesaj periudhe, ishte i lavderueshem. Asnje nga vezhguesit afat-shkurter dhe afat-gjate, nuk beri ndonje raportim te demshem lidhur me aktivitetin e policise", vlereson ne letren e tij, Harveyt. Roli i policise ne zgjedhjet parlamentare, eshte vleresuar dhe ne raportet e misionit te vezhguesve, te nxjerra pas ketij procesi.