E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Mbyllni sa me shpejt zgjedhjet

Rozeta Rapushi

Vleresimi i Bashkimit Evropian per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, do te varet kryesisht nga menyra se si do te trajtohen ankesat e partive politike dhe shpallja e rezultatit perfundimtar. Ambasadoret e Bashkimit Evropian paralajmeruan dje, se ky proces i ankimimit, do te jete kyc ne fatin e Shqiperise ne rrugen drejt Bashkimit Evropian. Kete qendrim, ambasadoret e BE-se ne vendin tone, e bene publike dje pasdite, vetem pas nje takimi me anetaret e Kolegjit Zgjedhor ne Gjykaten e Apelit. Kolegj i cili ka fjalen e fundit per ankimet e bera nga partite politike, kunder rezultateve te zgjedhjeve. "Keto zgjedhje, jane nje test i rendesishem i pjekurise demokratike te Shqiperise dhe gatishmerise per te ecur perpara, drejt integrimit te metejshem ne Bashkimin Evropian", theksuan ambasadoret, duke paralajmeruar se vleresimi perfundimtar i tyre per zgjedhjet, do te varet ne pjesen me te madhe nga trajtimi i procesit te ankimimit dhe apeleve. Duke pasur parasysh nderhyrjet qe u vune re ne procesin e numerimit te votave nga partite politike dhe presione ndaj administrates zgjedhore, perfaqesuesit diplomatike, theksuan rendesine e rolit te Kolegjit Zgjedhor dhe te nje procesi gjyqesor te pavarur. Ata nxiten administraten zgjedhore dhe partite politike, te punojne konstruktivisht per nje mbyllje te suksesshme te procesit zgjedhor, drejt formimit te nje qeverie legjitime. Keto keshilla, perfaqesuesit e Ambasades se Mbreterise se Bashkuar, asaj te Republikes Federale Gjermane, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Ambasades se Suedise, ia dhane personalisht anetareve te Kolegjit Zgjedhor. Ne te njejten kohe ata shprehen interesin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme per nje proces elektoral te besueshem. "Komuniteti nderkombetar vazhdon te ndjeke nga afer procesin elektoral. Vleresimi final i zgjedhjeve te 28 qershorit do te varet ne nje shkalle te konsiderueshme, nga trajtimi i procesit te ankimimeve dhe apeleve", vleresuan ambasadoret e BE-se. Nga ana tjeter, edhe kreu i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan iu keshilloi forcave politike dhe krereve te tyre, te presin rezultatin perfundimtar, zyrtar te zgjedhjeve. "Jam duke pritur rezultatin perfundimtar, zyrtar te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Une di po aq sa dini edhe ju. Eshte mire qe te pritet ky rezultat", theksoi Lohan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›